Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë, Roshi: Trend në gjithë Europën Lindore, s’jemi në krizë për personel! Qeveria t’u rrisë pagat

Trendi i largimit të mjekëve drejt Gjermanisë është një trend që ka prekur shumë vende të Evropës Lindore, jo vetëm Shqipërinë. Kështu thotë Prof.Dr. Enver Roshi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ndërsa shton se njerëzit janë të prirur që të kërkojnë kushte më të mira pune apo paga më të larta. Gjithsesi, nënvizon pedagogu i mjekësisë, sistemi ynë shëndetësor nuk ka kaluar në krizën e madhe të mungesës së personelit mjekësor.

‘Trendi i largimit apo i emigrimit të profesionistëve të shëndetësore, apo edhe të profesioneve të tjera është një fenomene i gjithë Europës Lindore. Njerëzit janë të prirur që të kërkojnë kushte më të mira pune apo paga më të mira dhe kjo ka bërë që edhe nga Shqipëria të ketë një largim të konsiderueshëm të mjekëve. Gjithsesi sistemi shëndetësor nuk ka kaluar në atë krizën e madhe të mungesës së personelit të shëndetësisë. Nga viti në vit ka një rritje të kuotave të pranimit të të rinjve që duna të studiojnë në Fakultetin e Mjekësisë.’- tha mjeku.

Prof.Dr. Roshi u shpreh se qeveria duhet të ndërmarrë iniciativa në mënyrë që t’u rrisë pagat mjekëve.

‘Qeveria shikon edhe iniciativa të tjera që mjekët sapo të mbarojnë universitetin të rrinë këtu, siç është rritja e rrogës në mënyrë që mjekët të qëndrojnë këtu. Është detyrë e qeverisë që të rrisë rrogat dhe mjekët të rrinë këtu në vendin e tyre. ’- u shpreh Roshi.

Pedagogu i Mjekësisë u bën apel që qytetarët të kryejnë çdo vit vizita për gjendjen e tyre shëndetësore.

‘Një nga arritjet më të mëdha është Check Up. Të parandalosh herët do të thotë të ulësh kostot e shpenzimit për sëmundjet. Çdo vit duhet të kontrollohen për gjendjen shëndetësore të tyre. Popullata që thotë nuk kam gjë duhet kontrolli bazë shëndetësore çdo vit për kolesterolin, glukozë, problemet e veshakeve hipertencionit që të merren si bazë për të parandaluar. Të parandalosh do të thotë të jetosh më gjatë, por edhe me cilësi.’- u shpreh Roshi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • floras: 07/01/2023 04:39

    shqiperia shteti qe nuk njef kriza :))

    Përgjigju
    • Or tej: 07/01/2023 08:28

      Sa te kemi ne dore trafiqet nderkombetare te droges dhe lekun qe forcohet ndaj euros nuk njohim kriza or teeeejjjjj

  • andy: 06/01/2023 23:15

    qeveria do te vjedhe parate,,,nuk ka hall te rrise pagat e mjekeve.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'