Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa ka komentuar largimet e fundit nga LSI dhe konkretisht atë të ish-ministrit të partisë së saj, Nasip Naço, tha se nuk ka asnjë emocion mbi largimet dhe i cilësoi ato si normale në jetën politike.
Sipas saj kjo është një arsye dhe për të cilat bëhen zgjedhjet për të ndryshuar elitat por dhe për zgjedhur njerëz të rinj.
“Nuk kam asnjë emocion, fare. Risia që ka sjellë LSI-ja në jetën politike shqiptare është që asnjëri nuk është i përjetshëm dhe aq më shumë pushtetarët . Ne në politikë duhet të japim maksimumin tonë. Në momentin që ne nuk japim, por dëmtojmë, sigurisht që duhet t’i hapim krahun më të rinjve, më të aftëve, më të shkolluarve dhe më me prezencë në jetën politike dhe të një partie politike.
I përjetshëm jo, por edhe kaq të përkohshëm, të rrinë sa të bëhen ministra dhe pastaj të ikin, duam apo s’duam elektorati sigurisht ka pikëpyetje...
Prandaj partitë politike bëjnë zgjedhje brenda partive, zgjedhin strukturat, zgjedhin drejtuesit. Prandaj shqiptarët bëjnë zgjedhje, të ndryshojnë klasën politike, të ndryshojnë Parlamentin, të ndryshojnë qeveritë. Të zgjedhin njerëz më me shkollë, të zgjedhin njerëz më të ditur. Se mund të jesh edhe pa shkollë, por je njeri i përulur. Mund të jesh njeri me shkollë shumë por nuk di të sillesh me njerëzit. Pra janë qytetarët ata që vendosin. Dhe tjetra, në politikën shqiptare mos u çudisni për hyrjet dhe daljet, nuk ka absolutisht asnjë lloj impakti në jetën e shoqërisë, sepse të jeni të bindur qoftë largimet politike qoftë të individëve të caktuar në LSI, në PS apo në Partinë Demokratike, ju e dini shumë mirë sepse ne kemi figura edhe të Partisë Demokratike që janë larguar edhe pse kanë qenë për 20 vite në pushtet me këtë forcë politike, por kanë ikur në krahët e Edi Ramës”, tha ajo në Syri Tv.
Lajmi kryesor: