Kryemadhi i vjen në 'ndihmë' Bashës: PD ka zona ku është dobët, në këto qarqe dalim me një listë të përbashkët

Kryemadhi i vjen në 'ndihmë' Bashës: PD ka zona ku është dobët, në këto qarqe dalim me një listë të përbashkët

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se LSI dhe PD do të dalin në koalicion në disa zona të caktuara. Kjo sipas saj bëhet pasi në disa zona PD është e dobësuar nëse del me listën e saj të vetme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta. Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë. Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë. Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi në Syri Tv.

Edhe pse Kryemadhi shprehet se LSI është e fortë dhe se po del edhe në ndihmë të PD-së në disa zona, sipas sondazhit të Institutit prestigjioz italian Piepoli i dhënë për Report Tv e nxjerr atë në një rënie pikiatë krahasuar me 2017, ku sipas sondazhit LSI do të merrte vetëm 2-4% të votave, ndërsa 4 vite më parë ka marrë 14,28%. 

Ndërsa LSI nuk ka prezantuar asnjë drejtues qarku, gjatë ditës së sotme Partia Demokratike ka zyrtarizuar drejtuesin politik të qarkut të Durrësit ku është caktuar Edi Paloka e ndërsa Gazment Bardhi në Elbasan. Më herët PD-ja ka zyrtarizuar emrat e Helidon Bushatit në Shkodër, në Fier Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Kalimi i Nasip Naços te PS, Kryemadhi: Nuk kam asnjë emocion, fare!

1610052642_20200918153824art.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa ka komentuar largimet e fundit nga LSI dhe konkretisht atë të ish-ministrit të partisë së saj, Nasip Naço, tha se nuk ka asnjë emocion mbi largimet dhe i cilësoi ato si normale në jetën politike.

Sipas saj kjo është një arsye dhe për të cilat bëhen zgjedhjet për të ndryshuar elitat por dhe për zgjedhur njerëz të rinj. 

“Nuk kam asnjë emocion, fare. Risia që ka sjellë LSI-ja në jetën politike shqiptare është që asnjëri nuk është i përjetshëm dhe aq më shumë pushtetarët . Ne në politikë duhet të japim maksimumin tonë. Në momentin që ne nuk japim, por dëmtojmë, sigurisht që duhet t’i hapim krahun më të rinjve, më të aftëve, më të shkolluarve dhe më me prezencë në jetën politike dhe të një partie politike.

I përjetshëm jo, por edhe kaq të përkohshëm, të rrinë sa të bëhen ministra dhe pastaj të ikin, duam apo s’duam elektorati sigurisht ka pikëpyetje...

Prandaj partitë politike bëjnë zgjedhje brenda partive, zgjedhin strukturat, zgjedhin drejtuesit. Prandaj shqiptarët bëjnë zgjedhje, të ndryshojnë klasën politike, të ndryshojnë Parlamentin, të ndryshojnë qeveritë. Të zgjedhin  njerëz më me shkollë, të zgjedhin njerëz më të ditur. Se mund të jesh edhe pa shkollë, por je njeri i përulur. Mund të jesh njeri me shkollë shumë por nuk di të sillesh me njerëzit. Pra janë qytetarët ata që vendosin. Dhe tjetra, në politikën shqiptare mos u çudisni për hyrjet dhe daljet, nuk ka absolutisht asnjë lloj impakti në jetën e shoqërisë, sepse të jeni të bindur qoftë largimet politike qoftë të individëve të caktuar në LSI, në PS apo në Partinë Demokratike, ju e dini shumë mirë sepse ne kemi figura edhe të Partisë Demokratike që janë larguar edhe pse kanë qenë për 20 vite në pushtet me këtë forcë politike, por kanë ikur në krahët e Edi Ramës”, tha ajo në Syri Tv.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koçokokdhima: 07/01/2021 23:04

    Me gjithe ka....rin tim do merni 101 mandata!!

    Përgjigju
    • O tej: 07/01/2021 23:46

      Ke harru dhe ket temin.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër

Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër