Largimi i Ozil nga Kombëtarja gjermane, Low: E ekzagjeroi, na dëmtoi të gjithëve

Largimi i Ozil nga Kombëtarja gjermane, Low: E ekzagjeroi, na dëmtoi të gjithëve

Joachim Low dhe Mesut Ozil

Në një konferencë për shtyp nga Mynihu, në prezantimin e listës së lojtarëve për Ligën e Kombeve, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka reaguar për herë të parë për largimin e Mesut Ozil.

Low u shpreh se mesfushori me origjinë turke nuk e kishte telefonuar për t’u konsultuar me të për vendimin e marrë.

Deri më sot, Mesut nuk më ka telefonuar. Nuk ka folur me mua! Unë provova ta kontaktoja duke i çuar një mesazh por nuk ishte e pamundur. Ai ka marrë vendimin e tij dhe unë duhet ta pranoj.

Joachim Low, trajner

Trajneri gjerman ka prekur edhe çështjen e racizmit duke u shprehur se nuk ka pasur kurrë thirrje të tilla ndaj Ozil brenda ekipit.

Me akuzat për racizëm, Mesuti i komplikoi shumë gjërat. Nuk ka pasur kurrë akuza apo deklarata raciste në ekipin tonë dhe ai e di mirë. E ekzagjeroi me atë që tha. Na dëmtoi ne, por dëmtoi edhe veten e tij. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Në Kombëtare nuk ka asnjë shenjë racizmi.

Joachim Low, trajner

Pak kohë më parë mesfushori me origjinë turke vendosi të largohej nga Kombëtarja për shkak të thirrjeve raciste, të cilat sipas tij u shtuan pas një fotoje me presidentin Erdogan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja