Largimi i parë nga Kombëtarja
Rashica: Do luaj me Kosovën

Largimi i parë nga Kombëtarja<br />Rashica: Do luaj me Kosovën
Vjen dhe zyrtarisht largimi i parë nga kombëtarja shqiptare në drejtim të përfaqësueses së kosovës. Ai është talenti 20 vjeçar Milot Rashica i cili nëpërmjet një statusi sot në facebook sqaron zgjedhjen e bërë.

 Rashica u grumbullua nga trajneri De Biasi përpara evropianit në kombëtare, zhvilloi fazën përgatitore para evropianit në Austri, luajti dhe ndeshje miqësore por nuk u morr nga trajneri në evropianin e Francës. Rashica shihet si një nga talentet më të mëdha dhe është një humbje për kombëtaren shqiptare. 

Statusi i plotë

Pershendetje!
Mbasi para disa diteve informova presidentin e F.SH.F-se sic edhe tranjerin e kombetares, dua te ju vej ne dijeni per vendimin qe kam marr, per te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.

Nuk e kisha te lehte per te vendosur. Pasi nje kohe te gjate kam luajtur me grup moshat e Shqiperise si edhe me Kombetaren e cila ka perfaqsuar te gjithe Shqiptaret – mbrenda dhe jashte trojeve. Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit. Une dua qe ne hapat e pare te 
Përfaqësueses se Kosoves te jap kontributin tim. Ky vendim me siguri nuk do te ju pelqej te gjitheve. Shpresoj qe te kete nje mirekuptim nga anet e tifozve dhe drejtuesve te F.SH.F-se.
Deshira ime personale do ishte qe nje dite te 
kishim nje kombetare te perbashket dhe une te isha pjese e saje. Per arritjen e kesaj endrre duhet te punojm te gjithe Shqiptaret se bashku.
Ju falenderoj te gjithe tifozve Shqiptar per mbeshtetjen! Jam krenar qe pata mundesin per te luajtur me ngjyrat „Kuq e Zi“.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron