Largimi i Tahirit, Basha: S'duam
"koka turku", të largohet Rama

Largimi i Tahirit, Basha: S'duam<br />
Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur fitore të popullit lajmin për largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga detyra.
 
Ai është shprehur para protestuesve të Partisë Demokratike nga çadra para kryeministrisë, se nëse ky lajm është i vërtetë atëherë, kjo është fitorja e tyre. 

''Nëse lajmi është i vërtetë, kjo është fitorja juaj, e qytetarëve shqiptarë. Prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe jo lëvizje popullore. Nuk është koha për eufori e festë, është koha për një bashkimi më të madh, për një realizim edhe më të madh se beteja që kemi përpara mund dhe do të fitohet përmes kurajos, qëndresës dhe sakrificës'', -u shpreh Basha. 

Duke mos e fshehur skepticizmin për largimin e ministrit të Brendshëm, lëvizje e cila sipas tij mund të jetë edhe një truk për të hedhur hi syve. 

Ai tha se nuk do kokën e Tahirit, por largimin e Ramës dhe formimin e një qeverie teknike.

"Nuk jemi mbledhur këtu as për "koka turku", as për "koka delesh", as për "koka kecash". Jemi mbledhur këtu për standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe kryeministër garant me krimin, nuk mund të ketë. 

Lajmi se kanë shkarkuar Tahirin është në radhë të parë një truk për t'i hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit ndërkombëtar, protestuesve që janë këtu ditë e nartë për 22 ditë me rradhë, është pra një tjetër nga ato prroçkat e këtyre 4 viteve. Perpjekje mjerane per t'i shpetuar pergjegjesise qe vetë Edi Rama ka për situatën ku e ka futur vendin. Mesazhi është i pandryshuar. Qendresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike”, -tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se prej 3 vitesh opozita ka kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm nga detyra, por sipas tij kjo kërkesë nuk është dëgjuar nga kryeministri Rama. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit