Largimi i Tahirit, PD s'tërhiqet:
Nuk zgjidh gjë, protesta do vijojë

Largimi i Tahirit, PD s'tërhiqet:<br />Nuk zgjidh gjë, protesta do vijojë
Partia Demokratike paralajmëron se nuk do të tëhiqet nga kauza për zgjedhje të lira edhe pas largimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
Largimi i Tahirit nga detyra ka qenë edhe një prej kërkesave të hershme të demokratëve, të cilët e akuzojnë atë për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës, ndërsa kishin paralajmëruar se me të ministër, do ishin në rrezik edhe zgjedhjet e 18 qershorit. 
  
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, shkruan se opozita nuk do të ndalë protestën përpara Kryeministrisë.  
 
"Lajmi për largimin e Tahirit është rënia e parë e një fruti të helmuar pas shkundjes së fortë që lëvizja qytetare i bën republikës së kalbur në çdo qelizë! Lajmi për largimin provon forcën që ka drejtësia e kauzës së lëvizjes mbarëpopullore; por nuk zgjidh asgjë, një trup që rrënjët i ka të hedhura në helm, banditizëm, lidhje me krimin, inkriminim të institucioneve, vjedhje të pasurisë publike, mashtrim do të prodhojë po njësoj helme për qytetaret! Perfolja si zëvendësues me Niko Peleshin, i cili njihet për lidhjet e tij me disa banda famëkeqe në vend, tregon që kjo qeveri me pahir prodhon vetëm Tahirë!",
shkruan Salianji në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit