Largimi i Thaçit në kohë pandemie, Sveçla për Report Tv: E palogjikshme për një president

Xhelal Sveçla, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovë në një lidhje me skype në emisionin "5 pyetje me Babaramon" ka prekur lajmin e largimit të presidentit Thaçi nga territori i Kosovës dhe ardhjen e deputetit Behgjet Pacollit në Tiranë.

Ai e ka cilësuar sis të palogjikshme largimin e tij prej 100 minutash në një kohë kur vendi është gjunjëzuar prej pandemisë së COVID-19.

"Është plotësisht e palogjikshme që presidenti i vendit të lëshojë territorin për 100 minuta. Në kohë pandemie presidenti lë vendin për 100 minuta me përgjigjen e bëra për qejf. Në një përllogaritje të thjeshtë mund të shkonte në Kukës ose aty afër. Unë jam informuar nga policia e Kosovës se ku ndodhej. Një pjesë e informacionit vinte në mënyrë zyrtare, ai kishte thënë trupave mbrojtës se kishte shkuar në fshatin e lindjes dhe se nuk i donte. Nuk kishte lajmëruar as për dalje as për hyrje, duke zënë një pozitë jo të zakonshme", ka thënë ai.

Sveçla është shprehur se kjo nuk  korespodon fare me një sjellje të një zyrtari të shtetit dhe këto lojëra janë të dëmshme për stabilitetin e vendit.

Në lidhje me ardhjen e Behgjet Pacollit në Tiranë për 24 orë ai shprehet se i druhej një sulmi terorist në Kosovë.

"E gjithë kjo ngjarje nuk ka ndodhur mes Pacollit dhe meje, por ishte një skenar i parapërgatitur prej tij, si duket sipas urdhrave të Hashim Thaçit, që të kthehej në Kosovë. Ai tha se ishte i frikësuar nga një sulm terroristik nga vendi i Kosovës", ka thënë ai.

Ai është shprehur se nuk ka informacion nëse Pacolli ishte në veturën e Presidentit Thaci dhe se ai ditën e sotme i kishte thënë që të largohej në Zvicër.

"Është obligim i zyrtarëve që t'i përmbahen rregullave. Sot ka kërkuar përsëri që të fluturojë dhe është larguar për në Zvicër.Ky është bashkëpunim mes tyre Pacollit dhe Thaçit. Nëse një person dëshmon se vuan nga sëmundje kronike ai shkon në karantinë. Në rast se ai kthehet ai do të qëndrojë për 14 ditë në banesën e tij", ka thënë Sveçla në lidhje me rregullat nëse Pacolli do të kthehej përsëri në Kosovë.

 Për sa i përket buxhetit të shtetit, ai ka thënë se i kanë gjetur zero ndihmat e shtetit si ushqime dhe barna, por përsëri ia kanë dalë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 04/05/2020 23:30

    Debil,e çfare ka qe iku Thaci per 100 min ose 24ore?

    Përgjigju
    • Arbëri: 07/05/2020 14:53

      Ka dal në Shqipëri për ta marr kokainën sepse pacolli nuk ka guxuar të rrezikojë në kalim kufiri !!!

    • Thaçi: 05/05/2020 15:09

      O beni po takova nji çik Ramen per punen e pazarit te ndarjes se Kosovës, nuk kupton.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror