Largimi nervoz nga stoli, United gjobit me shumën e majme Cristiano Ronaldon

Largimi nervoz nga stoli, United gjobit me shumën e majme Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave te Manchester United, pasi ylli i sulmit la stolin e skuadrës dhe u largua më herët se të mbaronte ndeshja në fitoren e "Djajve të Kuq" kundër Tottenham katër ditë më parë. Si pasojë e këtij vendimi, klubi nga "Old Trafford" ka vendosur që të gjobisë me 1 milionë euro portugezin.

Në fakt shuma është e majme, me mediet në ishull që bëjnë me dije se kjo është paga e dy javëve për Ronaldon nga klubi. Me 500 mijë euro në javë, CR7 është ndër lojtarët më të paguar në skuadrën e United. Veç gjobës. Ronaldo u pezullua edhe me disa ditë nga ekipi A, duke u dërguar të stërvitet me ekipin e të rinjve. Reagimi dhe ndërgjegjësimi i Ronaldos u vu re në motivimin që sulmuesi i bëri shokëve të ekipit para barazimit të djeshëm 1-1 me Chelsea.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Ultrasit e Juventusit braktisin ekipin: Për ne kampionati përfundon këtu

Ultrasit e Juventusit braktisin ekipin: Për ne kampionati përfundon këtu