Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva do largohet nga Blutë në fundin e sezonit. Braziliani ka rënë dakord për një marrëveshje dy vjeçare për t'u ribashkuar me klubin brazilian Fluminense.
Silva dhe Chelsea nuk arritën marrëveshje për rinovimin e mëtejshëm të kontratës duke bërë që mbrojtësi të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Megjithatë, njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në dy dekadat e fundit nuk ka qëndruar duarkryq për të ardhmen.
Plani është që firma të hidhet në javët e ardhshme, për një marrëveshje e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Fluminense është klubi i fundit ku Silva luajti përpara transferimit të bujshëm te Milani në 2009.