Pas ndryshimeve të ndodhura ditën e djeshme në disa prej drejtorive policore në qarqe, sot lëvizje ka pasur edhe në në komisariatin e Korçës dhe të Pogradecit.

Shefi i komisariatit të Pogradecit Niko Palla dhe shefi i komisariatit të Korçës Florian Dano janë levizjet e vetme në policine e qarkut juglindor.

Të dy shefat e komisariateve janë larguar nga pozicionet përkatese duke i lene vendin drejtuesve të tjerë.

Në vendin e  Florian Danos në Korçë ka shkuar Krenar Gjokutaj. Kurse Artur Ebaj ka shkaur në Pogradec.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në Durrës dhe Krujë. Në Durrës është vendosur komisar Ermal Hajdini ndërsa në Krujë komisar Elton Alushi.

Komisar Gerond Seitllari që ishte në Durrës kalon shef në Kuçovë.