Largohen Zhani Ciko e Rubens
Shima, MK shpall konkursin

Largohen Zhani Ciko e Rubens<br />Shima, MK shpall konkursin
TIRANË - Lirohen nga detyra drejtorët e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. Ministria e Kulturës ka nxjerrë sot një njoftim, ku bëhet e ditur shpallja e konkursit për pozicionet Drejtor i Përgjithshëm në institucionet e mësipërme:

Njëkohësisht theksohet që në fillim edhe lirimi nga detyra i drejtuesve të deritanishëm. Edhe pse nuk përmenden emrat, ata janë respektivisht: Zhani Ciko për TKOB dhe Rubens Shima për GKA. Ky i fundit ka dhënë vetë dorëheqjen pak ditë më parë
 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 18.10.2013 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
 
Sipas njoftimit kandidatët duhet të plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

a. Arsimim profesional artistik ose Menaxhim Arti;
b. Përvojë pune në Teatrin e Operas dhe Baletit;
c. Veprimtari artistike të suksesshme në TKOB dhe në institucione të tjera të llojit, përfshirë ato ndërkombëtare;
d. Përvojë në krijimin, vënien në jetë të strategjive të projekteve/aktiviteteve artistike;
e. Aftësi për të organizuar, menaxhuar, indetifikuar prioritetet dhe përcjelljen e tyre në mënyrë sa më të dobishme në staf;
f. Aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
g. Aftësi të dallueshme komunikimi, ruajtjeje dhe zhvillim i kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët ndërkombëtarë;

Drejtor i Përgjithshëm në Galerinë Kombëtare të Arteve:

a. Arsimim profesional artistik ose Menaxhim Arti;
b. Jo më pak se dhjetë vjet përvojë si kurator arti në galeritë vendase dhe ato ndërkombëtare bashkëkohore;
c. Përvojë dhe njohuri në organizimin e punës në një galeri arti në të gjitha aspektet e mirëmenaxhimit të saj;
d. Aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
e. Aftësi të dallueshme komunikimi

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024