Trajneri i ekipit të Atletiko Bilbaos Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqjen duke u larguar.

Lajmi është publikuar nga media spanjolle në orët e vona të mbrëmjes.

Tekniku argjentinas është larguar pasi ka dalë kundër rinovimit të kontratave me disa prej futbollistëve të edicionit të kaluar. Bielsa në drejtim të ekipit bask arriti rezultate pozitive duke e dërguar në dy finale brenda edicionit, fillimisht në finalen e Europa League dhe më pas në finalen e Kupës së Mbretit. Për fat të keq nuk arriti të fitonte asnjërën prej tyre, por nuk mund të vihet në dyshim puna që bëri.


(d.b/shqiptarja.com)