Arsen Wenger do të lërë pankinën e Arsenalit në fund të këtij sezoni pas 22 vitesh në drejtimin e topçinjve. Ky vendim i trajnerit të njohur francez është zyrtarizuar edhe në faqen e skuadrës në internet ndërsa kontrata aktuale i skadonte në vitin 2019-të.
Ky edicion ka qënë një zhgënjim për londinezët që janë larg zones Champions por kanë arritur gjysmëfinalet e Europa League. Në karrierën e tij të gjatë 22 vite në Angli Arsen Wenger ka fituar 3 tituj kampion dhe 7 Kupa Anglie. Wenger e morri drejtimin e Arsenal në vitin 1996 dhe aktualisht është trajneri me më shumë prezenca në të njëjtin klub 823. Megjithatë në dy sezonet e fundit edhe tifozët i kishin dalë kundër edhe një legjende si Wenger për mungesën e rezultateve.
Arsen Wenger zyrtarizon largimin në fund të sezonit nga Arsenal duke thënë :” Pasi e kam menduar mirë dhe shumë diskutimeve që kemi bërë në klub mendoj se është moment i duhur për tu larguar në fund të sezonit” e mbyll Wenger. E gjatë është lista e atyre që mund ta zëvendësojnë duke nisur nga Arteta , Luis Enrique, Tuchel e deri tek Patrick Vieira.

Komente
