Trajner i ekipit të Sydneyt, Crook vendosi që të japë dorëheqje për shkak se nuk mund të përballoj presionin që ka shkaktuar ardhja e Del Piero-s.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri, i cili është shprehur se, -“E gjithë kjo vëmendje e mediave, ka filluar të më shqetësojë. Ardhja e Del Pieros ka pasur një barrë të rëndë dhe nuk kam mundur të merrem me të. Unë nuk ndjehem mirë, ndërsa shëndeti dhe familja ime, janë dy gjërat më të rëndësishme në jetën time", tha Crook.
Trajneri është kritikuar shumë pas rezultateve të fundit. Sydney të shtunën ka pësuar humbje nga Melburni, 2-3. Pas gjashtë javëve, Sydney ndodhet në vendin e parafundit të renditjes tabelore të ligës australiane, me dy fitore dhe katër humbje.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com