Larja e duarve është një gjest mjaft i thjeshtë por që mund të shpëtojë shumë jetë fëmijësh.

Ky është synimi i organizatës Unicef në sajë të ditës së pestë ndërkombëtare të higjenës së duarve.

Nga të dhënat e marra përsa i përket vdekshmërisë foshnjore, të cilat janë bërë publike muajin e kaluar, rezultojnë se rreth 2.000 fëmijë poshtë moshës 5 vjeçare, vdesin çdo ditë për shkak të sëmundjeve që shkaktojnë diarre.

Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve rreth 1.800 e tyre, vdesin edhe për pasojë të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve bazë të higjenës.

Ndonëse ky numër ka nisur të bjerë pesë vitet e fundit shifrat sërish vazhdojnë të jenë mjaft të larta.

Sipas përgjegjëses së Unicefit për higjenën, “Dita ndërkombëtare për larjen e duarve” është shumë e rëndësishme dhe duhet marrë mjaft seriozisht.

(xh.k/shqiptarja.com)