'Të q*** motrën', Laert Vasili përfundon në spital pas sherrit me aktorë të Teatrit Kombëtar! Aleanca: Na provokoi! Gënjen, s'e dhunuam (VD)

TIRANE- Disa aktorë, pjesë e 'Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit' kanë sulmuar aktorin Laert Vasili jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar, duke e akuzuar se ka grisur një poster të tyre. Duke u përpjekur ta largojnë, ata kanë përdorur edhe fjalë banale në drejtim të tij.

Aktorët: A mund të më thuash pse e grise kartelën

Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndërr

Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë

Lart Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.

Robert Budina: Ti e ke grisur atë?

Lart Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën

Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë

Aktorët: Në polici e ke vendin, të q*** motrën

Pas këtij sherri Vasili ka përfunduar në spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

1577019850_vasilinespital001.jpg

Laert Vasili në spital

Vetë aktori Laert Vasili ka bërë një postim ku i quan ata uzurpatorë të pronës publike, ndërsa shprehet se Robert Budina 'i ka futur thonjtë në grykë'.

“Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!

Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!

P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!", shkruan Vasili. 

Megjithatë, 'Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit' ka mohuar që të ketë sulmuar fizikisht aktorin Laert Vasili, duke e vetmja gjë që kanë bërë është e kanë mbajtur me forcë për t'ia dorëzuar autoriteteve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pleshti: 22/12/2019 19:05

    Bajgëri halesh!

    Përgjigju
  • Air Albania Stadium: 22/12/2019 17:29

    Edhe kur u prish stadiumi Qemal Stafa po keta fytyra ishin qe kerkonin qe ai te mos te prishej por kur pane te riun ngelen me gisht ne goje.

    Përgjigju
  • Tironsi: 22/12/2019 15:36

    KTA SJANE AKTOR. TE DYJA PALET JANE TE DEGJENERUAR....

    Përgjigju
  • Gjorm: 22/12/2019 14:57

    Kudo e rrahine kete, pse?

    Përgjigju
  • xxx: 22/12/2019 14:42

    Pune rrypash e quajne vehten aktore pa spektatore

    Përgjigju
  • A...Zh: 22/12/2019 14:41

    "Ujrat e zeza" te artit gelojne ne qender te Tiranes, pervecse ndotin edhe kafshojne. Nje mendje e urte dekada me pare do te thishte: "Shqiperi te kam dhjere"!

    Përgjigju
  • Populli: 22/12/2019 14:38

    Arrestojeni kete plehren Budinen kriminel I ndyre ,ku smeriton as per jashteqitje

    Përgjigju
  • Populli: 22/12/2019 14:35

    Dhe të mendosh që këta gjasme Aktorë e mbajnë veten të edukuar e me norma, imagjino pjesa tjetër e shoqërisë... Degradim total i cdo lloj vlere qytetarie. TURP!!

    Përgjigju
    • : 22/12/2019 16:34

      E me te lumte ty qe ja thua kaq bukur

  • Populli: 22/12/2019 14:34

    Perse policia nuk I arreston keta aktor Plehra qe Kane goditur Laertin

    Përgjigju
  • Populli: 22/12/2019 13:28

    ju rafte termeti perseri

    Përgjigju
  • Demiraj engjell: 22/12/2019 12:59

    E SAKTE ESHTE ALTERNATIVA E KRYEMINISTRIT KOSOVAR .AJO RAMA ESHTE TRADHTI NGAJE INTERESAVE KOMBETARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan