Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Laert Vasili na provokoi! Ka manipuluar videon, nuk e kemi dhunuar! Ja e vërteta (VIDEO)

TIRANË- 'Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit' ka mohuar që të ketë sulmuar fizikisht aktorin Laert Vasili, duke e vetmja gjë që kanë bërë është e kanë mbajtur me forcë për t'ia dorëzuar autoriteteve.

Duke e etiketuar ai "të ashtuquajtur aktor", Aleanca shprehet se e gjitha është një inskenim nga ana e Vasilit, i cili i ka provokuar dy herë duke grisur posterat dhe për këtë shprehen se ka dëshmitar dhe pamje filmike.

Ndër të tjera, duke u ndalur tek videoja që ka publikuar aktori, Aleanca sqaron se ajo nuk është publikuar e plotë, por është modifikuar nga Vasili që të duket si një sulm ndaj tij, me qëllim prishjen e imazhit të Aleancës. Bashkangjitur kanë publikuar disa foto, sipas së cilëve ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor, pra Laert Vasili

Në një postim të dytë, Aleanca ka publikuar një video nga ku shprehen se duket qartë që Vasili nuk është dhunuar, por e ka inskenuar.

“Ku, kur dhe si e theu qafën Laert Vasili? PS: Hyri në fuqi ligji kundër shpifjes?", shkruhet në njoftim.

 Deklarata e plotë

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë: Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin trupën teatrore austriake pas përfundimit të shfaqjes “Acar” që ata dhanë në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se në orët e para të datës 20 Dhjetor, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë më 22 dhjetor rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori për identitetin e të cilit nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil dhe me kameran ndezur, quhet Laert Vasili. Ai filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorësinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: në datë 20 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë është zënë gafil. Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që videoja e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastësisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër. U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, akti i vandalizmit është i përsëritur, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetëra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë. Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka.

Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta.

U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :
1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këtë të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.
Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 22/12/2019 21:04

    U bete si politikanet.. Ishit pjesa me e paster e ketij vendi te qelebur nga shoqeria e vet.. Sa keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)