Përpara Lasgushit, shumë poetë të tjerë klasikë e kanë kënduar këtë ndjenjë, si antidhoma e njohjes me perëndinë brenda nesh. E ka kënduar, Dante, Pushkini, Gëte, Haine, Lorka, A de Mouset, Naval, Eminesku, dhe shumë të tjerë që kanë pasur fatin të këndojnë në gjuhët e mëdha të botës. Një nga më të thellët që ka kënduar këtë ndjenjë ka qenë i yni Lasgush. Të këndosh dhimbjen do të thotë të prekësh hyjnoren, brenda nesh, sepse çdo pike loti është një perlë e çmuar e shpirtit, si ndjenja më e thellë njerëzore ku shprehet çdo gjë pa kufi.
Dashuria, përkushtimi, vlera himnizuese, ngritja në pjedestal e figurës së lartësuar. Nuk më intereson të hulumtoj shkaqet e dhimbjes brenda jetës private të poetit. E ardhmja e njerëzimit do te ngrejë librin me poezi të Lasgushit si dëshmitar i kësaj ndjenje hyjnore, do ta tundë në ajër duke u mallëngjyer, nuk do të hulumtojë, ç'dramë private e bëri, që të ndodhte kjo. Dhe ato gra si Helena, o Beatriçe, o Silvia, do të ngazëllehen përtej jeëes për këtë fat që patën.
Lasgushi ynë, jo vetëm që ka për të thënë nëpërmjet dhimbjes, mallit, dashurisë, pasionit njerëzor, por e bën me një elegancë të përkryer. Duke limuar, rafinuar fjalën e vet, me studimet në Grac ecc, duke qenë njohës i letërsive të huaja në origjinal, ai arriti t’i japi shqipes perla të vërteta të lirikës njerëzore. Të lexosh Lasgushin, do të thoëe të hysh në botën e së bukurës, ne boten e zemres, në botën e emocioneve, dhe lexuesi mahnitet me mahninë e poetit.
Lasgushi ynë është, jo ishte, është një shpirt i thellë, një i përzgjedhur i perëndisë që t’i këndojë qenies njerëzore nga fundet e dhimbjes. Qëndron këtu humaniteti pa kufi i këtij artisti të madh. Misioni i tij është të ndërgjegjësojë njerëzit që vetem duke dashuruar pafundësisht mund të bëhen më të përsosur. A nuk i tha Jezusi Maria Madalenes: po, ju keni mëkatuar, por dhe keni dashuruar shumë. Të hysh në pyllnajën e dashurisë lasgushiane do të thotë të bësh një dush në dashurinë e vërtetë njerëzore. Ja pra, se si poeti, duam apo nuk duam ne, bëhet hyjnor vetvetiu, si Homeri i madh apo si Dante.
Poeti e ka superuar ndjenjën e turpit, sepse ai do të zhvishej krejt lakuriq përpara lexuesit. Do t’i tregonte të fshehtat e zemrës, dhimbjet e tij dhe kjo nuk është e thjeshtë, por qëndron ëetu monumentaliteti i tij, tek sinqeriteti, pafajsia dhe ndoshta naiviteti i tij. Lirikat e Lasgushit na falin një kënaqësi estetike të shumëplanëshme. Femra për Lasgushin është një qenie hyjnore që ai e këndon nga fundet e zemrës dhe në këtë shkrirje, fuzjon, ai del fitimtar me pafajsinë e vet, me dhimbjen e vet. Këtu ai triumfon, si një Krisht i vërtetë i kryqezuar, ai ringjallet dhe mbijeton përjetë.
Bukuria bukuria,
Më pat puthur mu në ballë
Pik’e loteve të mija,
Vetëtin si gurë i rrallë.
Ja dhe lartësimi, ekzaltimi, himni që poeti i thur ndjenjës më të thellë njerëzore. Asnjë nuk arrin të shprehet me nje bukuri thjeshtësi, madhështi të tillë. E bën Lasgushi, një Nobelist i munguar, për dy fatkeqesi të tijat personale: Ka shkruar në një gjuhë minore, dhe krejtësisht i papërkthyeshem. Por Nobelin atij do t'ia japë koha, përjetesia, njerëzit që e duan poezine e tij në intimitetin e tyre, të rinjte kur dashurohen, të vjetrit kur duan të kenaqen dhe sidomos femrat. Ai është një poet ku femra e ndjen veten të lartesuar, të himnizuar, të glorifikuar, si ajo e meriton.
Hija ime nuk di dhunë
Di veç frymezim lirije
Dhe di punë punë punë
Mund pa fund për art magjie.
Askush nuk ka arritur, nuk do të arrijë ndoshta, kurrë në gjuhën shqipe, të shprehet me kaq rrjedhshmëri. As dhe i madhi Naim Frasheri, sepse një shpirt të dytë si Lasgushi, koha e prodhon me mijëvjeçarë pritje. Poeti është lodhur duke punuar, (limuar) verbin e tij. Ai ka njohur të gjithë mjeshtërit e mëdhenj të poezisë së epokave të tjera. I ka absorbuar ato dhe ka mësuar prej tyre se si të këndojë.
Me djersë, me lodhje, me këmbëngulje, me mençuri, me përkushtim. Lasgushi i ka dhuruar gratis, botes shqiptare, por edhe botës mbarë këto diamante të pa shkatërrueshëm, të pa kopjueshëm, diamante që ndriçojnë dhe në errësirë, si shpirtrat e mëdhenj të disa njerëzve, të destinuar të fluturojnë lart, lart, pas ndërrimit të jetës, drejt përjetësisë. T’i japim atë që meriton këtij poeti të madh erudit, që u skalit në vuajtjet e kohës së errët të tij, si ajo e Zogut, luftërat dhe ajo e komunizmit.
Ai u mënjanua me elegancë, shumë mosperfillës për borizanët e partisë, ai pranoi heshtjen gjatë mbretërise moniste, i vetëdijshëm që poezia e tij nuk do të ndryshkej kurrë. Ajo do të ndriçonte gjithnjë e më shumë, dhe si një arkë diamantesh, gratis për njerëzimin, do të jetonte në psikikën e çdo lexuesi duke ngjallur ndjenja hyjnore. Le t’i japim pra këtij nobelisti të munguar të Shqiperisë së vogël, atë që meriton. Vlerën e vërtetë, të një poeti largpamës, vizionar, të thellë, të pashkatërrueshëm, të përjeteshëm. Firenze 21. 12. 2017
d.c./shqiptarja.com