Latifi drejt Rostov, transferim
i bujshëm për Skenderbeun

Latifi drejt Rostov, transferim<br />i bujshëm për Skenderbeun
Liridon Latifi, 22-vjeçari nga Prishtina është xhevahiri dhe njëkohësisht një objektiv i madh i merkatos në dalje për Skënderbeun që po kërkon të përsërisë me të një tjetër transferim të bujshëm që do të shërbente për të shëndoshur ndjeshëm financat e klubit korçar.

Është pikërisht kjo arsyeja që mesfushori me tipare sulmuese nuk u aktivizua në Superkupën e Shqipërisë, pasi duke qenë se ishte aktivizuar në eleminatoret e Europa League me Kukësin, aktivizimi me një skuadër tjetër do ta bënte të pamundur transferimin e tij.

Latifi pritet të shkojë në Premier Leaguen Ruse, një kampionat shumë i pasur ku Skënderbeu ka lidhje të forta, duke qenë se pikërisht aty janarin e kaluar shkoi dhe Bernard Berisha i cili u transferua te Anzhi, i cili hapi rrugën edhe për shqiptarët e tjerë Bekim Balaj e Odise Roshi, pjesë tanimë e Terek Grozny. Gjithsesi e ardhmja e Liridon Latifit nuk do të jetë në klubin cecen, por në një tjetër skuadër me prestigj e që po njeh rritje të jashtëzakonshme, Rostov.

Është një klub me buxhet të jashtëzakonshëm dhe që po surprizon në planin sportiv, arritja e fundit, eleminimi i Ajaksit në play ofin e Champions League me një fitore të bujshme 4-1 në ndeshjen e kthimit.

Edhe ky takim ishte një faktor kyc për transferimin, pasi tashmë me kualifikimin në grupet e Champions, klubi rus ka një ide më të qartë mbi planet e merkatos, dhe këto ditë mund të realizohet edhe transferimi i bujshëm i Liridon Latifit. 22- vjecari në këtë mënyrë do të ketë shansin për tu shfaqur në një vitrinë lluksi si Championsi, ndërsa për Skënderbeun po punohet intensivisht këto ditë për të realizuar një tjetër transferim rekord të ngjashëm me atë të Olyainkës, një fund më të lumtur se kaq nuk mund të ketë për të dyja palët.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron