“Perëndim i vërtetë”, pse keni zgjedhur pikërisht një dramë për t’iu rikthyer sërish skenës së Teatrit Kombëtar të Komedisë?
E reja e kësaj vepre që duhet theksuar është se, Sam Shepard është një dramaturgu amerikan i suksesshëm, por e keqja e saj ëhstë se ne nuk e kemi pasur të përkthyer në shqip. Ky autor vjen për herë të parë me këtë pjesë në shqip në skenën shqiptare pas një histori suksese në disa skena botërore nën interpretimin e disa aktorëve të mëdhenjë. Drama “Perëndimi i vërtetë” është shumë aktuale dhe na sjell në mendje historitë reale që ndodhin edhe sot në Shqipëri. Një skenarist i njohur në Hollywood, me lidhjet e duhura për të krijuar famë dhe para… kundrejt një vëllai hajdut e të pamoral i cili kthehet në shtëpi pas 5 vjetësh dhe fillon të ngatërrojë jetën e Austin… Pra, në qendër të dramës është konflikti mes vëllezërve, konflikt për interesa gjë që ndodh rëndomtë edhe në realitetin shqiptar.
Shfaqja jetësohet nga katër personazhe me të cilët keni bashkëpunuar dhe më herët...?
Aktorët Erblin Bajko, Ledion Zoi, Redian Mulla dhe Suela Bako janë aktorë që iu janë përshtatur më së miri rolet në këtë vepër dhe padiskutim që janë profesionistë në këtë fushë, duke na bërë dhe më të lehtë procesin e intepretimit në skenë.
Veç teatrit, një pjesë e pandarë për ju është edhe muzika. Mendoni se ka ardhur momenti për një risi?
Në fakt, kjo shfaqje vjen në kuadër të diplomës sime për regjisurë, por nuk kam dashur ta lë vetën në këtë kontekst por të sjell diçka që të pëlqehet dhe të jetë risi në teatër. Ndërsa përsa i përket muzikës, sapo të mbyll këtë shfaqje mendoj të vij me ndonjë projekt muzikor. Nuk është se muzikën e kam lënë pas dore, por këtë periudhë kam realizuar disa role, ku roli i fundit do të vij përmes një filmi që do të shfaqet në kinema. Malli më ka marrë shumë për të realizuar një këngë dhe besoj se së shpejti do ti rikthehem muzikës.
Si qëndron ky raport në jetën tuaj, mes teatrit dhe muzikës?
Secila do kohën e vet, por pavarësisht kësaj lufte unë nuk heq dorë nga ansjëera, muzika dhe teatri janë pjesa ime shpirtërore e fortë. Tani që pjesën më të madhe të kohës kam qenë e fokusuar tek teatri, shpesh herë e vras mendjen për t’iu rikthyer muzikës pasi kam shumë mall për të dhe dua të punoj fortë për të sjellë një projekt muzikor të mirë, jo diçka komerciale. Nuk më pëlqen thaësira, dua një këngë që të ngelet dhe të ndjehet!
Ju kemi parë gjithmonë të vini me balada, aty ndjeheni më mirë?
Jo se aty gjej vetën më mirë, por nuk kam pasur mundësi të gjej veten akoma. Unë kam luajtur role edhe në komedi dhe nuk i kam qëndruar besnik vetëm dramës, duke bërë një lloj krahasimi edhe me muzikën në këtë kontekst në të gjitha zhanret e muzikës jam e gatshme të këndoj, vetëm se duhet të eksperimentoj pak me veten, ti jap mundësi vetes.
Cilat janë projektet që do tiu ndjekin gjatë këtij sezoni veror?
Pas teatrit, do fokusohem tek kënga edhe pse akoma nuk e kam këngën gati dhe nuk e di nëse rikthimi në muzikë do të jetë në festival apo do dal si single me videoklip. Çdo gjë le t’ia lemë kohës, e rëndësishëm është të jetë një këngë e bukur. Ndërsa në teatër, ajo çka është e sigurt është një shfaqje në shtator në Shkup, ku kam një rol protagonistë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)