Trajneri i PSG nuk do të jetë as Mourinjo, Venger, Benitez, Pellegrini, Mancini, Hiddink, Michael Laudrup, André Villas-Boas apo Capello, por francezi Blanc.
Laurent Blanc ka marrë zyrtarisht drejtimin e Paris Saint Germain pas aventurës së Carlo Ancelottit, i cili tashmë kalon në stolin e Realit të Madridit.
Blanc rikthehet në drejtimin e një skuadre pasi drejtoi Francën në Euro 2012. Blanc ka drejtuar më parë edhe ekipin e Bordeaux gjatë viteve 2007-2010.
Kontrata parashikon bashkëpunimin 2 vjeçar me opsion për një vit shtesë në bazë të rezultateve. Blanc do të punojë me ndihmësin e tij Jean-Louis Gasset, i cili ka
qenë edhe asistent i trajnerit Luis Fernandez gjatë viteve 200-2003 kur ai drejtonte PSG. 47-vjeçari është shpallur kampion France në vitin 2009 me Bordeaux.
Ndërsa Reali i Madridit duhet të paguajë 4.5 mln Euro për të ndërprerë detyrimet kontraktuale të Ancelotit me PSG.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com