Minstri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius, u nis sot për në Irak, fillimisht në Bagdad dhe më pas në Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom i Kurdistani Irakian ku do të takojë presidentin Massoud Barzani, njoftoi Ministria e Jashtme franceze.
"Ndërkohë që me qindra mijëra persona arratisen për shkak të përparimit të Shtetit Islamik, ministri do të shprehë solidaritetin e Francës përballë rraskapitjes së popullsive të prekura nga barbaria terroriste", shton Ministria.
Ministri u nis nga Franca sot në mëngjes drejt Bagdadit ku do të takojë ministrin irakian të Punëve të Jashtme, Hoshyar Zebari, para se të shkojë në Erbil (verilindje).
Aty ai do të vëzhgojë livrimin e ndihmave humanitare franceze për civilët e shpërngulur që i arratisen përparimit të xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI).
Luftëtarët e Shtetit Islamik ndodhen rreth 40 kilometra larg Erbil-it. Sulmet ajrore amerikane filluan të premten dhe vazhduan edhe të shtunën kundër pozicioneve për t'u përpjekur të bllokojnë përparimin e tyre./ATSH/
/Shqiptarja.com