Lavdërim Tufa do lirinë
Caka kërkon ulje dënimi
Lavdërim Tufa dhe Lulzim Caka të dy të dënuar për vrasje, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, ku Tufa kërkon të lirohet me kusht ndërsa Caka u kërkon togave të zeza ti ulën masën e dënimit.
TIRANE- Lavdërim Tufa dhe Lulzim Caka të dy të dënuar për vrasje, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, ku Tufa kërkon të lirohet me kusht ndërsa Caka u kërkon togave të zeza ti ulën masën e dënimit. Të dyja kërkesa penale janë rregjistruar në sekretarinë gjyqësore në 24 dhjetor të vitit të kaluar. Tufa i drejtohet gjykatës për herë të tretë brenda një viti, i cili në dy kërkësat e para arriti të bindë gjyqtarët, duke vendosur uljen e dënimit të tij, me 15 muaj burg, ndërkohë që në kërkesën e tretë Lavdërim Tufa, i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës ose “Miri i Xhikës”, kërkon lirimin me kusht nga burgu. Aktualisht Lavdërim Tufës, i kanë mbetur për të qëndruar në burg 4 vjet e katër muaj. Këtë masë dënimi, i akuzuari i vetëm për vrasjen e biznesmenit të akuadromit në 29 mars 2003, kërkon ta kompesojë duke u vënë në shërbim prove.
Kërkesa e CakësLulzim Caka një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, gjatë viteve 1995-2000, i dënuar me 25 vite burg, i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku kërkon uljen e këtij dënimi. Si argument për të kryer këtë kërkesë është bërë sjellja shumë e mirë e tij, e cila nënvizohet dhe në një raport nga drejtoria e burgut. Sipas vlerësimit të raportit, i dënuari ka respektuar me korektësi rregulloren e brendshme dhe nuk është ndëshkuar asnjëherë me masë disiplinore. “Me personelin dhe bashkëvuajtësit e tjerë, ka krijuar mardhënie korekte dhe të mira.
Me familjen dhe të afërmit ka mbajtur kontakte të vazhdueshme. Është i përfshirë në veprimtaritë e punësimit për të dënuarit duke u bërë pjesë e organikës së punës. Ka treguar interes të marrë pjesë në programet e formimit profesional. Përfshihet rregullisht në veprimtaritë kultorore dhe sportive”-thuhet në raportin e vlerësimit. Tufa dhe Caka, janë dënuar për akuzat e verasjes. Caka, njihet për krijimin e bandës së tij, e cila më tepër ka vepruar gjatë viteve 1997-2000. Ai konsiderohet si i “forti i Beratit” dhe njihet si hasmi i betuar i familjes “Çami”.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.7%
-
Të gabuar
86%
-
Nuk e di
1.3%
Vota total: 229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27