Kandidati i PS Lavdrim Krashi: Dibra ka pasur investime me shumë kursim! Rama më premtoi në sy vëmendje të shtuar jo me fjalë por me vepra

Lavdrim Krashi kandidati i PS në qarkun e Dibrës në një intervistë për Report Tv tha se nëse hyn në parlament do të shërbejë me përkushtim për të zgjidhur problemet e qytetarëve me të cilat ka filluar të njihet.

“Nese Dibra do me japë votëbesim dhe mundësi ti përfaqësoj ne parlament te paret qe do falënderoj janë ata qe kanë votuar kundër PS dhe kundër meje. Detyra ime eshte tu shërbej te gjithë qytetareve pavarësisht atyre qe kane votuar pro ose kundër meje apo pro ose kundër PS”, tha ai.

Duke theksuar se Dibra ka pasur investime me shumë kursim, Krashi tha se para se të pranonte të kandidonte për deputet i ka kërkuar kryeministrit Rama një premtim, dhe ka qenë vëmendje e shtuar për Dibrën jo me fjalë por për vepra. Këtë premtim ai thotë se ka marrë nga Rama.

“Deri tani skam parë një program që të kenë shpalosur kandidatët e PD, ata janë fokusuar në anët negative. Ka një shprehje britanike që thotë se E mira flet vetë, të këqijat duhet ti përmirësojmë ne do ti përmirësojmë gjërat vetëm përmes vetes. Nëse projekti i tyre është më i mirë do i mbështes. Një premtim që i kam kërkuar Ramës ka qenë vëmendje e shtuar për dibrën jo me fjalë por për vepra. Më është thënë pa hezitim kam parë një siguri në sytë e kryeministrit i cili më ka thënë po”.

Me ndërtimin e Rrugës së Arbrit sipas Krashit e ardhmja i takon Dibrës.  Ai premtoi se do të punojë me shpirt që shqiptarët në pjesën tjetër të Shqipërisë ta njohin Dibrën por edhe qytetarë të vendeve të tjera.

“Dibra per fat te keq i ka pasur investimet shtetërore me shume kursim. Dibra ka qenë në fund të gropës. Do jem i ashpër me këdo grupim apo individ që do të jetë në qeveri për ti kthyer vëmendjen qarkut e Dibrës. E ardhmja i takon Dibres me ndërtimin e rrugës se arbrit. Kisha nje takim dhe kalova përmes rrugës së Arbrit. Populli dibran është shumë punëtor, ata kanë nevojë për investime të cllirojnë energjinë e tyre. Dibra ka pamje përrallore, do punoj me forcën e shpirtit tim që jo vetëm shqiptarët në pjesën tjetër të shqipërisë ta njohin dibrën por edhe qytetarë të vendeve të tjera si në britani të vijnë të shijojnë pamjen e Dibrës tonë të bukur”.

Ndërkaq Krashi ka ngritur dhe një problem që shqetëson banorët e Dibrës dhe ka të bëjë me energjinë elektrike.

“Problematikat vijojnë dhe janë nga më të ndryshmet. Dy ditët e fundit dëborë të madhe dhe mot të acartë. Kjo ka krijuar probleme me energjinë. Sapo përfundova një takim ku shumë qytetarë kanë mungesë për energjinë elektrike ndonëse specialistët po punojnë për ta vënë në punë Qytetarëve u kanë shkuar ftura mujore me shifra mareamendëse. Komunikova me specialistët e më thanë se ka pagesa të prapambetura. Kërkova sqarim.

Është e pafalshme tu dërgohen fatura elektrike të larta 300 ose 400 mijë lekë që ndoshta sjanë të ardhura fami;ljare. Nëse kanë pagesa të prapambetura ajo duhet të shtyhet në disa muaj jo  tu kërkohet menjëherë. E pafalshme që institucionet që janë përgjegjëse për këtë punë të ngrihen në një ditë me mot të acartë dhe të kujtohen se qytetarët si kanë paguar. Nuk duhet ti marrim menjëherë”, tha Krashi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dibra: 25/03/2021 17:49

    Po per Skavicen pse nuk po shprehesh o Krrash? Ti rrit apo ti ul vlerat si peraqesues? Nese behet Skavica kujt do i sherbeje Rruga e Arbrit. Keni mbetur duke u krenu me Rrugen e Arbrit, te pa perfunduar.??????

    Përgjigju
  • dibran: 23/03/2021 19:42

    Hik, or taj e mcefu ne Londer!!!!! Ktu te presin pun' te mdheja!!!! hahahahah

    Përgjigju
  • dibran: 23/03/2021 19:23

    Oj shpaje e Krashit!!!!! E shef taj se per Dibren po ndertohet Rruga e Arbrit, mbi 350 milion euro! Apo nuk te intereson ne Britani ty kjo rruge!!!!! Ku te gjeti ,or taj!!!!! Nuk kishte Dibra me qindra djem qe punojne , kontribuojne ,jetojne dhe sakrifikojne ketu, por erdhi dhe te gjeti deri ne Honolulu???? Shajfi investimet avash-avash e masandaj fol!!!!!

    Përgjigju
  • Endri: 23/03/2021 19:09

    Pak te duket ty rruga e Arbrit?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja