Lavezzi pritet të kalojë tek PSG,
Ligue 1 josh talentin argjentinas

Lavezzi pritet të kalojë tek PSG, <br />Ligue 1 josh talentin argjentinas
Sulmuesi argjentinas i Napolit, Ezquiel Lavezzi, pritet që edicionin e ardhshëm të luajë te skuadra e madhe franceze Paris SG. Këtë e ka bërë të ditur agjenti i futbollit Ernesto Bronzetti që ka konfirmuar se tratativat janë në fazë të avancuar.

"Lavezzi do të transferohet te Paris SG. Mundësitë që ai të transferohet në Francë janë mjaft të larta. Unë kam informata të sigurta. Parisi është skuadra e vetme që mund të paguajë shifrën që kërkohet nga Napoli" tha agjenti i njohur i FIFA.

"Marrëveshja mund të finalizohet qysh këtë javë. Me sa e di unë, Interi është tërhequr nga gara për transferimin e tij", ka thënë Bronzetti, bën të ditur "Radio Kiss-Kiss". Lavezzi 27-vjeçar në kontratën e tij ka një klauzolë për lirim në vlerë prej 31 milionë eurosh.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë