/ATSH-AFP/ - Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov theksoi sot se të gjithë elementët e nevojshëm ishin krijuar për të siguruar një marrëveshje për programin bërthamor iranian duke kërkuar gjetjen e një kompromisi gjatë negociatave që po vijojnë në Vjenë.
"Të gjithë elementët janë mbi tryezë dhe është përgjegjësi e diplomatëve për t'i organizuar në mëmyrë korrekte", deklaroi Lavrov në një konferencë shtypi, në përfundim të një takimi në Moskë me homologun saudit, princin, Saoud al-Fayçal.
Ministri u kërkoi negociatorëve të Iranit dhe fuqive të mëdha të grupit "5+1?, të mbledhur në Vjenë të tregojnë vullnet politik që rezultati të jetë i bazuar në ekuilibrimin e interesave dhe jo të vullnetit për të marrë diçka në minutën e fundit përtej asaj që eshtë e realizueshme.