
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se ishte Zelensky ai që po refuzonte negociatat dhe jo Moska.
“Rusia nuk i refuzon negociatat, është presidenti ukrainas Zelensky ai që nënshkroi një dekret për të ndaluar dialogun me Presidentin Putin”.
Ai gjithashtu tha se nëse edhe SHBA ishte dakord me Rusinë, ata duhet të urdhëronin Zelensky për të tërhequr dekretin.
“Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë, mund të urdhërojnë Zelensky të tërheqë atë dekret”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para ndërhyrjes së Lavrov: Putin të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë









