
Rusia u ka paraqitur SHBA-së propozime të reja që lidhen me “garanci të sigurisë kolektive” në kuadër të negociatave për Ukrainën. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Sergej Lavrov. “Kemi përcjellë propozime shtesë te kolegët tanë amerikanë mbi garancitë e sigurisë kolektive”, tha ministri, duke theksuar se “kur diskutohen garancitë e sigurisë, nuk mund të kufizohemi vetëm te Ukraina”.
Ministri, siç raporton Interfax, shtoi se për Rusinë mbeten të vlefshme propozimet e paraqitura tashmë në dhjetor të vitit 2021, por Moska është e gatshme të shqyrtojë propozime të tjera. Lavrov deklaroi këtë mëngjes se “mosmarrëveshjet me SHBA-në janë eliminuar me vizitën e Witkoff”. Ministri shtoi se Rusia pret një paketë dokumentesh që të sigurojnë paqe të qëndrueshme dhe që të përmbajnë garanci sigurie për të dyja palët.
Forcat paqeruajtëse evropiane do të bëhen menjëherë objektiva legjitime të ushtrisë ruse nëse vendosen në Ukrainë, tha Lavrov. “Po ëndërrojnë të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë si ‘forca paqeruajtëse’. Këto të ashtuquajtura forca paqeruajtëse do të bëhen menjëherë objektivat tona legjitime. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”, tha Lavrov në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve.
Lajmi kryesor:
Koalicioni Britani-Francë-Gjermani 'presion' Trumpit për planin e paqes në Ukrainë: Takim brenda fundjavës








