Lavrov zbulon marrëveshjen në 2004 në që Shqipëria la në 'sirtar', Rama: Kur të kthehem do shikojë (VIDEO)

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë është fakt se janë në një nivel mjaft të ulët, tha kryeministri Edi Rama nga Moska duke theksuar pozicionimin e vendit tonë krah aleatëve, SHBA-ve dhe BE-së, jo si një detyrim, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. Në një konferencë të përbashkët në Moskë, me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov, kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet dhe komunikimet politike mes dy vendeve janë shkëputur që në kohën e ikjes së Stalinit, duke cituar çka ambasadori rus i tha para së të mbërrinte në Rusi.

Por ministri i Jashtëm Lavrov, tha se në vitin 2004 ai ka qenë personalisht në Shqipëri në statusin e kryeministrit, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Lavrov tha se kanë nënshkruar një traktat miqësie në atë kohë, por që nuk u ratifikua pasi "pala shqiptare e harroi këtë dokument".

Duke marrë sërish fjalën, kryeministri Edi Rama tha se me t'u kthyer në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë, për të cilin të dy liderët ishin një zëri se duhet zhvilluar më tej.  Në atë kohë qeverinë e ka drejtuar Fatos Nano, ndërsa ministër i jashtëm ka qenë Kastriot Islami, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, ironizoi Kastriot Islamin kur tha se "ministër i jashtëm në atë kohë ka qenë lideri i sotëm i opozitës".

(Dy liderët tentojnë t'i përgjigjen në të njëjtën kohë pyetjes së gazetarëve...)

Rama me batutë: Është gabimi i fundit që do të bëja të flisja përpara teje.

Lavrov: Ne do të zhvillojmë marrëdhëniet sa më intensivisht që të duhet, por është pala shqiptare që vendos për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Zoti kryeministër përmendi detyrimet që Shqipëria ka karshi NATO-s dhe SHBA-ve, sidomos si aleate e tyre. Ne i dimë, i njohim qëllimet e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE dhe kuptojmë që është një realitet politik. Megjithatë ka shumë shume shembuj dhe besoj se Shqipëria mund të jetë një prej tyre shembujve ku detyrimet e ndalojnë krijimin e marrëdhënieve të mëtejshme qoftë edhe përfituese të ekonomisë, të tregtisë, që do të lejonin zhvillimin e kontakteve në fushën humantirare, kulturore, e kështu me radhë. e më tej këto marrëdhënie miqësie të mira...Nuk shoh arsye pse të mos zhvillohem

Rama: Unë do ta shënoj në CV që kam korrigjuar një herë zotin Lavrov. Nuk janë detyrime, janë zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj në NATO, BE dhe SHBA sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse zgjedhim ta bëjmë, askush nuk na detyron, zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenarë që i përkasim kësaj familje të madhe.

Lavrov: Korrigjon përkthyesin, jo mua

Rama: A, e sheh pra...Fantastike ta mbaj parasysh këtë dhe që të korrigjoj këtë e kam bërë edhe në përvojat e mëparshme ministër.

Rama: Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë nuk është sekret, është fakt që marrëdhëniet tona janë në nivel mjaft të ulët. Mu tha nga ambasadori rus përpara se të vija, që Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk kam pasur një telefonatë mes Tiranës dhe Moskës qysh prej shumë vitesh tha ai, por ma ha mendja qysh prej largimit të Stalinit, se kur iku Stalini ju lamë dhe ne, për t'i mbetur besnik atij dhe ideologjisë së tij. Kjo tregon gjithçka, asnjë telefonatë e lërë më vizita e takime. Kjo mund të trajtohet sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues, por jo një armik, prandaj kemi shumë gjëra që mund t'i shohim pa pretenduar të ndryshojmë themelet, dhe pa pretenduar që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore. Ne jemi të qartë për këtë, Rusia është e qartë për këtë, dhe kaq. Por ne do të përpiqemi dhe së fundi në radhë por jo nga rëndësia, të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të vazhdojmë të lexojmë së brendshmi encikplopedinë e punëve të jashtme të Rusisë, është një privilegj që jo të gjithë e kanë.

Lavrov: I nderuar zoti kryeministër, kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që ju përmendet reflekton gjërat reale. Përsa i takon takimeve perosnale, në 2004 menjëherë pasi u emërova kryeministër, bëra një takim në Tiranë, e më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të asokohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi këtë dokument, por ekziston, është gati, dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të kemi parime të qarta të marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti përmes telefonit e do të diskutojmë cështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë. 

Rama: Në fakt telefonatat thash që nuk janë bërë por do të bëhen me ju, do të vazhdojmë të komunikojmë. Ka pasur një marrëveshje të nënshkruar midis jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës, sepse ka qenë ministër i jashtëm i asaj kohe. Por më duhet t'i mbetem parimit, gjithçka është miratuar nga qeveria e mëparshme, nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kështu që kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t'iu dëshmoj se them çfarë bej dhe bëj çfarë them.


Lajmi kryesor:

Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)! Do rishikoj marrëveshjen me Rusinë që u 'harrua' 16 vite më parë


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter