TIRANE - Mbrëmjen e djeshme është përuruar sheshi “Shpiponja” në rrethrrotullimin e Doganës, në kryeqytet. Një shqiponjë e punuar prej bronzi, e cila peshon 16 ton, e lartë 6 metra, me një bazament prej 4 metrave është finanacuar drejtpërdrejt nga familja nga Laim Destani dhe familja e tij.
Lazim Destani është një biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet internacional biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.
Për t’u theksuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbim teknike, logjistike, infrastrukturë të përkohshme dhe permanente e kështu me radhë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Në të gjitha bizneset punësohen mijëra punëtorë nga mbi 25 nacionalitete të ndryshme.
Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë i cili beson se gjithsecili ka përgjegjësi personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale. Lazim Destani që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vjet më parë, u shtriu dorën atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe për çdo vit ai ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.
Edhe në Shqipëri, ndonëse nuk kanë qenë të pranishëm me investime, dora e familjes Destani është ndjerë në përkrahjen e projekteve të ndryshme me përfitim shoqëror.

(Shqiponja e përuruar dje në rrethrrotullimin e Doganës në Tiranë)
Fjala e plotë e Lazim Destanit dje, në inaugurimin e sheshit “Shqiponja” në Tiranë.
“I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, i nderuar Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, të nderuar kryetarë të komunave nga të gjitha trevat e shqiptarëve, të nderuar deputetë, ministra, diplomatë, të nderuar bashkatdhetarë!
Një gjë e re, e nderuar dhe e lumtur që gjendem sot këtu sot në mesin tuaj, për të festuar së bashku përvjetorin tonë kombëtar, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për ndjenjën e veçantë që kam sot, nuk mund t’i fsheh emocionet . Fillimisht, dua të falënderoj autoritet e vendit dhe të gjithë qytetarët e Tiranës për realizimin e këtij projekti simbolik të krenarisë tonë kombëtare. Në këtë moment te veçantë për mua, për familjen time falënderoj Zotin që arritëm t’ia dhurojmë kombit këtë shqiponjë dy krenare , të cilën çdo shqiptar e ka në zemër.
Vëllezër dhe motra, për lirinë e vendit , të parët tanë dhanë gjithçka nga vetja. Kush e di, na mbetet t’i kujtojmë sakrificat e tyre mbinjerëzore dhe do mësojmë nga Estonia për ta nderuar atdheun tonë, ta zhvillojmë ekonominë e atdheut, për të siguruar lumturi për brezat që vinë.
Kontributi im për zhvillimin ekonomik e shoqëror, për trojet tona është mirënjohja më e mirë ndaj përkrahjes brez pas brezi dhe amanetet e të parëve tanë për ta parë Shqipërinë të lirë, të pavarur e shumë të përgjithshme.
Sot, dëshira më e madhe e çdo shqiptari është të jemi të bashkuar. Bashkimi është proces që ka filluar. Le ta përshpejtojmë bashkimin tonë arsimor, kulturor, ekonomik dhe në të gjitha fushat e tjera, për ta bërë realitet ëndrrën e shumëpritur të bashkimit kombëtar. Prandaj sa herë që janë në pyetje interesat gjithëshqiptare, duhet të jemi unikë e të flasim me një zë. Dallimet dhe traditat kulturore duhet t’i kultivojmë.
Me këtë rast të gjithë shqiptarëve kudo që janë u përcjell përshëndetjet e mia të ngrohta dhe urimin e përzemërt: “Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë"!
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com