Lacio humbi me Novarën, duke rrezikuar tani vendin e tretë në Serinë A, e që të çon në fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve. Nga dy ndeshjet, prej të cilave në letër, Lacio duhet të merrte gashtë pikë të plota, mori vetëm një pikë.
Mesfushori shqiptar Lorik Cana, i cili luajti si titullar kundër Novarës ndeshjen e tij të 10-të në Itali, tha për mediat italiane:

“Në dy ndeshjet e fundit mund të merrnim gjashtë pikë të rëndësishme dhe nuk e bëmë, por tani kemi përpara akoma dhe katër ndeshej për të luajtur për ne, për tifozët dhe për klubin, me objektivin për të marrë vendin e tretë. Tani duhet të bëjmë luftë për ta mbajtur vendin e tretë”.

Lacio do të luajë të dielën kundër Udinezes së pestë, e që ka vetëm dy pikë më pak se lacialët ku është drejtor sportiv, shqiptari Igli Tare.(rb/shqiptarja.com)