Elseid Hysaj është ende jashtë listës së Lazios për këtë sezon në Serie A, por një lajm i mirë vjen nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për mbrojtësin e Kombëtares.
Sipas një rregulli të ri çdo klub mund të ndryshojë listën e futbollistëve gjatë muajit janar për çdo ndeshje dhe jo në fund të merkatos së dimrit. Kjo do të thotë se trajneri Baroni mund ta përdorë Hysaj edhe gjatë këtij muaji, nisur nga mungesat dhe dëmtimet që ka në organikë.
Kujtojmë që mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka qenë i përshirë në listën e kampionatit dhe atë të Europa League dhe për pasojë ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupën e Italisë në pjesën e parë të sezonit.
Me Lazion që i kërkoi largimin gjatë verës 2024 dhe Hysajn që vendosi të qëndrojë prej pagës së majme, duket se mbrojtësi mund të ketë sërish minuta me Lazion para se të vendos për largim ose jo gjatë kësaj merkatoje.
Arabia Saudite mbetet një pistë, ndërsa për shkodranin ka pasur interes edhe nga Leçe e Empoli në Serie A.