GOLAT/ Lazio 'hakmerret' dhe fiton me Bayern Munich, PSG kalon 2-0 Sociedadin në 1/8 e Ligës së Kampioneve

GOLAT/ Lazio 'hakmerret' dhe fiton me Bayern Munich, PSG kalon 2-0 Sociedadin në 1/8 e Ligës së Kampioneve

Champions League

Champions League ka vijuar me ditën e dytë të ndeshjeve të para të fazës së 1/8. Në Itali, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich dhe duket se merr hak për eliminimin e tre viteve më parë po në këtë fazë. Në Paris, PSG fitoi 2-0 me Real Sociedad dhe është me një këmbë në fazën e radhës. Sfidat e kthimit mes tyre do luhen në datën 5 mars.

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Miqtë nga Gjermania e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq direkt të Upamecano në të 67 minutë. Ishte pikërisht ky moment që u shfrytëzua nga Lazio, me Immobile që ktheu në gol 11 metërshin e akorduar pas faullit në zonë. Edhe tre vite më parë dy skuadrat përballeshin në këtë fazë, me bavarezët që kalonin me totalin e dy ndeshjeve 6-2.

Në "Parkun e Princave" në Paris, PSG fitoi 2-0 kundër Real Sociedad. Vendasit e Luis Enriques nuk e vendosën në diskutim sfidën, duke shënuar në pjesën e dytë. Mbappe dhe Barcola bënë që ndeshjen e parë të fazës së 1/8 PSG ta kalonte me sukses dhe gjithçka për kalimin më tej do vendoset në Spanjë më 5 mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
PSG me një këmbë në çerekfinale, fiton 2-0 ndaj Sociedad në CHL (VIDEO)


Në "Parkun e Princave" në Paris, PSG fitoi 2-0 kundër Real Sociedad. Vendasit e Luis Enriques nuk e vendosën në diskutim sfidën, duke shënuar në pjesën e dytë. Mbappe dhe Barcola bënë që ndeshjen e parë të fazës së 1/8 PSG ta kalonte me sukses dhe gjithçka për kalimin më tej do vendoset në Spanjë më 5 mars.

 

Ora 22:55
VIDEO/ Bayern Munich për turp, Lazio 'merr hak' dhe e mposht 1-0 në Champions League

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Miqtë nga Gjermania e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq direkt të Upamecano në të 67 minutë. Ishte pikërisht ky moment që u shfrytëzua nga Lazio, me Immobile që ktheu në gol 11 metërshin e akorduar pas faullit në zonë. Edhe tre vite më parë dy skuadrat përballeshin në këtë fazë, me bavarezët që kalonin me totalin e dy ndeshjeve 6-2. Elseid Hysaj te Lazio luajti për 60 minuta dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke lënë fushën pas një dëmtimi i zëvendësuar nga Lazzari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja