ITALI - Të hënën në mbrëmje u zhvilluan dy ndeshjet e fundit për raundin e 10-të në elitën e futbollit italian, Serie A. Tri pikë siguroi Lazio, ndërsa Genoa doli te fitorja në udhëtim fill pas shkarkimit të trajnerit Patrick Vieira.
Në 'Mapei Stadium' vendasit e Sassuolos u mposhtën 1-2 nga Genoa. Miqtë gjetën golin e epërsisë në minutën e 18-të me Malinovskyn, para se Berardi të barazonte për 1-1 në fillimin e fraksionit të dytë (47'). Megjithatë Genoa besoi deri në fund dhe në shtesën e tretë të ndeshjes (90+3'), Ostigard gjeti golin e fitores për të tijtë. U desh java e 10-të e Serie A që Genoa të merrte fitoren e parë për këtë sezon dhe me gjashtë pikë mban vendin e 18-të. Pisa, Verona dhe Fiorentina ende nuk e kanë shijuar fitoren, me 'Vjollcët' që gjenden në vendin e fundit.
Në 'Olimpico' të Romës, Lazio fitoi 2-0 kundër Cagliarit duke rigjetur tri pikët. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, por Isaksen zhbllokoi gjithçka në minutën e 65-të. Në fundin e ndeshjes ishte Zaccagni që shënoi golin e dytë. Pas barazimit pa gola kundër Pisas, Lazio merr suksesin e plotë dhe me 15 pikë mban vendin e tetë, vetëm tre pikë pas zonës evropiane.
Serie A, raundi 10-të:
E hënë, 03 nëntor 2025
Sassuolo 1-2 Genoa
Lazio 2-0 Cagliari
Renditja në kohë reale:

Komente