Në 'Olimpico' të Romës, Lazio fitoi 2-0 kundër Cagliarit duke rigjetur tri pikët. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, por Isaksen zhbllokoi gjithçka në minutën e 65-të. Në fundin e ndeshjes ishte Zaccagni që shënoi golin e dytë. Pas barazimit pa gola kundër Pisas, Lazio merr suksesin e plotë dhe me 15 pikë mban vendin e tetë, vetëm tre pikë pas zonës evropiane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58

    Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?