Lazio e Thomas Strakoshës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Europa League pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Marsejën. Ekipi italian me këtë rezultat së bashku me Frankfurtin ka siguruar kalimin e grupit, duke u bërë ndër skuadrat e para që futet në 32-she.
Në “olimpiko” ndeshja u zhbllokua në minutat e fundit të pjesës së parë, me Parolon që realizoi një gol të bukur me kokë. Në pjesën e dytë vendasit dyfishuan rezultatin me Korrean që u asistua në mënyrë të përkryer nga Immobile. Francezët shkuartan diferencat në minutën e 60-t me Thauvin, por deri në fund të lojës, edhe për meritë të Strakoshës, nuk arritën të dilnin me pikë nga ky takim. Një rezultat që vulos skualifikimin e Marsejës nga ky kompeticion që në fazën e grupeve. Ndërkohë takimi tjetër i këtij grupi mes Apollon dhe Frankfurtit ka përfunduar 2 me 3 në favor të gjermanëve.
Në Grupin L ndërkohë edhe Chelsea ka siguruar kualifikimin për më fazën me eliminim direkt. Të besuarit e Sarrit kanë mposhtur minimalisht 0-1 Bate Borisov, duke grumbulluar pikët e plota pas katër ndeshjesh. Golin e fitores në Bjellorusi e realizoi Giroud në minutën e 53-t.
Ndërkohë debutimi i Eros Grezdës në “Europa League” me Rangersin nuk ka shkuar siç duhet pasi skocezët janë mposhtur 4-3 nga Spartaku i Moskës. Edhe pse miqtë nga britania kaluan tre herë në avantazh, në fund triumfuan rusët. Grezda hyri në lojë në minutën e 82-t kur rangersi po humbiste, por nuk arritit t’i jepte një tjetër drejtim ndeshjes.
Komento