TIRANE - Futbollistët shqiptarë në Evropë po kalojnë një nga momentet më të mirë në historinë e tyre duke filluar nga Cana, Bogdani, Hysaj dhe shumë të tjerë që po aktivizohen në Serinë A dhe në Serinë B.

Mediat fqinje i kanë kushtuar vëmendje të vecantë mbrojtësit të ekipit kombëtar të futbollit Elseid Hysaj, i cili luan me ekipin e parë të Empolit. Hysenaj dhe Cana shihen si futbollistët më kryesor të Shqipërisë në Serinë A.

I riu Hysaj është në qendër të merkatos nga disa ekipe në Itali, por më i avantazhuar për të shërbimet e mbrojtësit duket ekipi i Lazios, pasi ka shef klubi shqiptarin Igli Tare.

Influenca e tij mbi mbrojtësin, por edhe e Canës shihet si determinante për të ardhmen e tij larg Napolit. Cana i pyetur për të riun është shprehur me superlativa. "Hysaj ka treguar se është i aftë për të luajtur në Serinë B, por edhe në Serinë A. uroj që shumë shpejt t'i bashkohet një ekip të madh.

Në kombëtare ka realizuar një paraqitje shumë të mirë duke premtuar shumë në të ardhmen" deklaron Cana. Ndërsa Bogdani ka mbërritur në Shqipëri për t'iu bashkuar grumbullimit të kombëtares në Durrës më 29 Maj.

Sakaq, Roshi ka firmosur me ekipin e Frakfurtit edhe për dy edicione të tjera. Këtë edicion Roshi nuk realizoi ndonjë paraqitje pozitive, por drejtuesit kanë besim që këtë edicion do të tregojë vlerat e vërteta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)