Elseid Hysaj ka mbetur jashtë listës së Lazios për pjesën e mbetur të sezonit. Pas fundit të merkatos, klubi nga Roma ka bërë edhe regjistrimet e fundit duke lënë jashtë Hysajn, të përfolur për një largim.
Paçka se klubi nuk e dëshiron në ekip, mbrojtësi ka një pagë prej 2.8 mln eurosh në sezon dhe kjo e mban atë në ekip. Me kontratë deri verën e 2025, Hysaj do duhet të marrë një vendim të shpejtë për largim në një nga vendet ku merkato qëndron ende e hapur, ose do pranojë mos aktivizohet.
Vështirë se shqiptari do preferojë më pak se 2.8 mln euro rrogë në sezon, teksa interes për të ka pasur vetëm nga vendet arabe. I mbetur jashtë listës, Hysaj do mund të rikthehet në ekip vetëm nëse një lojtar dëmtohet rëndë, por duket se e ardhmja e tij te Lazio është në fund.