Një gol me kokë i Milinkovic-Savic në minutën e 13-të të takimit i ka mjaftuar Lazios për të mposhtur Interin në “San Siro” duke u rikthyer në garë për një vend në Champions League. Edhe pas golit bardhekaltërit patën raste të tjera shënimi por Handanovic u tha “Jo” ndërsa zikaltërit provuan me Strakosha që ishte i pakalueshëm. Interi nuk përfitoi nga humbjet e Milanit dhe Romës megjithatë mban vendin e tretë.
Huesca, e fundit në renditjen e La Ligas bën të vuajë Real Madrid në “Bernabeu” por Los Blancos arrijnë që ta fitojnë takimin në frymën e fundit. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Hernandez. Djemtë e Zidane arrijnë që jo vetëm të barazojnë me Isco në pjesën e parë por edhe të kalojnë në avanatzh me golin e Dani Ceballos kur kishte kaluar një orë lojë.Husca barazon sërish dhe ai që shpëton Realin është francezi Karim Benzema që shënon një gol të bukur dhe i jep tre pikë madrilenëve.
Në Premier League Liverpool mposht në frymën e fundit Tottenham 2-1 dhe rikthehet në vendin e parë. Roberto Firmino kaloi të kuqtë në avanatzh por londinezë barazuan me Lucas Moura. Goli i fitores për skuadrën e Klopp erdhi në frymën e fundit dhe ishte një autogol nga Alderëeireld./ Përgatiti Andi Kapxhiu