Lazio mposht Milanin në “San Siro” pas plot 30 vitesh dhe ngjitet në zonën Champions. Bardhekaltërit fituan 2-1 dhe zhysin kuqezinjtë në krizë totale. Ciro Immobile shënoi në minutën e 25-të golin numër 100 me fanellën e Lazios në 148 ndeshje për t’i dhënë avantazhin miqve por Milani barazoi pas vetëm 3 minutash.
Bastos ishte i pafat kur e devijoi topin në portën e mbrojtur nga Strakosha që bëri një ndeshje shumë të mirë. Goli i fitores për Lazion erdhi 7 minuta nga fundi kur Joaquin Correa mposhti Donarumma-n dhe i dha tre pikët kryeqytetasve që mbajnë vendin e katërt. Humbja e dytë në 4 ndeshje për teknikun e ri të Milanit Stefano Pioli.
Ndërsa Bayerni i Mynihut ka shkarkuar edhe zyrtarisht trajnerin Niko Kovac. Situata mes palëve nuk ishte nga më të mirat por humbja 5-1 ndaj Frankfurtit ishte fatale dhe trajneri kroat largohet pas 18 muajsh. Momentalisht skuadrën do ta drejtojë zëvendësi Hansi Flick ndërsa si pauses të mundshëm lakohen Mourinho, Allegri apo edhe Ten Hag./ Përgatiti Andi Kapxhiu