LDK: Do ndryshojmë simbolet
e Kosovës me ato të Rugovës

LDK: Do ndryshojmë simbolet<br /> e Kosovës me ato të Rugovës
PRISHTINE - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se sapo partia e tij të vijë në pushtet do t’i ndryshojë simbolet simbolet shtetërore të Kosovës duke i zëvendësuar me ato të propozuara nga ish-presidenti i Kosovës (njëkohësisht lider historik i partisë), Ibrahim Rugova.

Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror aktual, konsiderohen nga LDK si simbole të sjellura nga Kryeministri Hashim Thaçi.
 
Ky ndryshim do të bëhet me pëlqimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe minoritarët, sqaroi Mustafa pas përfundimit të Kuvendit të Punës ku anëtarët e LDK miratuan programin dhe statusin e të partisë.
 
“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë flamuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton