LDK, kërkohet dorëheqja
e Isa Mustafës

LDK, kërkohet dorëheqja <br />e Isa Mustafës
Nga qyteza e Besianës (ish Podujeva), e njohur si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK),parti që kishte për kryetar të ndjerin Ibrahim Rugova, vijnë zëra që kërkojnë largimin nga udhëheqja e partisë të kryetarit Isa Mustafa. 

Forumi Rinor në këtë qytezë ka kërkuar që Mustafa të largohet nga timoni i drejtimit të partisë. 

"Veprimet e fundit në LDK nga ana e kreut të saj Isa Mustafa janë të rrezikshme dhe dëmtuese për subjektin që i takojmë dhe  gjendja e krijuar në LDK sa vjen e rëndohet. Kuvendi i punës nuk ishte veçse ngjarje për të realizuar eliminimin nga Këshilli i  disa veprimtarëve e figurave të partisë, që nuk i shkojnë përshtati Isa Mustafës dhe klientelës së tij", thuhet në komunikatën e kësaj dege duke aluduar në Blerim Ramosajn ish këshilltarin e Ibrahim Rugovës. 

"Pas largimit të disa prej figurave kyçe të partisë, në emër të ndryshimeve në Këshillin e Përgjithshëm u emëruan njerëz servil, të dështuar profesionalisht dhe deri dje edhe anëtarë, apo kundërshtar të LDK-së, në emër të shtimit të anëtarëve të moshës së re", thuhet më tej në komunikatë. 

Dega e Forumit Rinor të LDK-së "kërkon nga Isa Mustafa që të shprehë sa më parë gatishmërinë për t’u larguar nga udhëheqja e partisë, në mënyrë që t’i krijohet hapësirë antarësisë së LDK-së që të zgjedhë një lidership çfarë i duhet LDK-së". 

Kryetar i nderit i LDK-së dhe njëkohësisht kryetari i parë i Kosovës së pavarur, Fatmir Sejdiu, ka një mbështetje të fortë në Besianë, krahina e Llapit, kurse kryetari aktual i Besianës, Agim Veliu është përkrahës i krahut të Sejdiut.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot