LDK kërkon hetim ndaj tentativave të Rugovës

LDK kërkon hetim ndaj tentativave të Rugovës
Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nuk mund të ketë shoqëri të lirë as shtet ligjor në Kosovë përderisa nuk parandalohet e nuk dënohet krimi. "Deri më sot nuk janë zbuluar e ndëshkuar ekzekutuesit e krimeve të rënda, të vrasjeve e të tentimvrasjeve të shumë atdhetarëve e drejtuesve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe veprimtarëve dhe zyrtarëve tjerë në Kosovë.Lidhja Demokratike e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të denoncojnë veprat kriminale, po ashtu u bën thirrje organeve kompetente të hetimit, të ndjekjes e të gjyqësisë, që të zbardhen krimet e rënda e të ndëshkohen kriminelët" thueht në një reagim të LDK-ës.

Lidhja Demokratike e Kosovës tërheq vëmendjen që drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, kurse krimi i pandëshkuar është krim që mund të përsëritet.

"Në ditët e fundit kanë dalë deklarata të hapura për dy tentimave ndaj themeluesit e kryetarit të LDK-së, dr Ibrahim Rugovës, në vitin 2004 dhe në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Rugova ishte President i Republikës së Kosovës.

Ne besojmë fort se do t’i shërbente drejtësisë në Kosovë dhe besimit në shtetin e Kosovës që Prokuroria e Kosovës dhe Prokuroria e EULEX-it të trajtojnë të gjitha këto raste të vrasjeve dhe tentimvrasjeve dhe të sjellin para drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar, ekzekutorët e krimeve të rënda dhe frymëzuesit e tyre" thuhet më tej në reagim.

LDK ka theksuar se ata besojnë që thirrjes do t’i bashkohen qytetarët, që e duan Kosovën të lirë e shtet të së drejtës, po ashtu edhe shoqëria civile e partitë politike.

"Presim që t’i bashkohen kësaj thirrjeje në radhë të parë përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidentja, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri".
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi