LDK kërkon zbardhjen
e atentateve ndaj Rugovës

LDK kërkon zbardhjen <br />e atentateve ndaj Rugovës
PRISHTINË - Partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të zbardhen atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Deklaratat e Agim Hotit, i cili pretendon se është autor i dy tentativave për vrasje ndaj Rugovës ka shtyrë LDK-në t’i drejtohet institucioneve shtetërore për zbardhjen e plotë të këtyre ngjarjeve. Lajmi u bë i ditur nga kreu i partisë, Isa Mustafa.

Ai tha se LDK-ja, dy ditë më parë, i ka kërkuar organeve përgjegjëse që të punojnë më shumë për zbardhjen e të gjitha rasteve që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, si atentatet e kryera apo ato të mbetura në tentativë, pasi kjo do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sipas kreut të LDK shteti i Kosovës do të fitojë përkrahjen e qytetarëve dhe peshën e tij si shtet ligjor, nëse arrin të zbardhë këto raste.

“Ndriçimi i këtyre rasteve nuk ka të bëjë vetëm me LDK-në, por ka të bëjë me qytetarin dhe besimin e qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, i cituar nga Kosovapress.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limajt, në Televizionin Publik të Kosovës, ku tha se LDK-ja, më shumë ka luajtur rolin e opozitës, kur ka qenë në pushtet se sa tani që është në opozitë. Ndërsa Isa Mustafa ka pohuar se LDK-ja nuk bën opozitë sipas shijes së Fatmir Limajt, por sipas kritereve të saj.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi