“Zgjedhjet janë gjithmonë opsion në demokraci, nuk përjashtohen asnjëherë. Partitë politike duhet gjithmonë të jenë të gatshme për zgjedhje dhe normalisht edhe ne jemi të gatshëm”, është shprehur kështu deputeti i LDK Arben Gashi pas mbledhjes së sotme.

Ndërkaq që ka theksuar se ende nuk janë diskutuar emra të përveçëm, sa i përket presidentit të ri.

“Nuk ka një kandidat zyrtar për president dhe nuk ka filluar një procedurë për zgjedhjen e presidentit, ajo është vullnet politik I AAK-së, që është e drejtë e tyre, pastaj se si krijohen shumicat dhe si krijohet një minimum kritik për të nominuar një president është çështje tjetër. Nuk kemi ende një minimum kritik për të nominuar një president… Në LDK diskutohet dhe duhet të merret seriozisht, në konsideratë çështja që vendi nuk ka president dhe vendi duhet të ketë president. Për të pasur vendi president duhet të shkojmë në Kuvend me një zgjidhje, që duhet të jenë dy kandidatë”, ka thënë ai.

Në vend janë diskutuar emra të shumtë për pasuesin e Hashim Thaçit por dukert ende larg dita kur mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.