"Hashim Thaçit më së paku i takon të flasë për politikën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova", tha Ismet Beqiri nga LDK-ja duke vlerësuar se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm dikush që është profiter politik.
Beqiri tha se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, Thaçi asnjëherë nuk do të mund të qeveriste Kosovën. Mirëpo, ai u shpreh i sigurtë se lidershipi politik i LDK-së i prirë nga Isa Mustafa, në zgjedhjet e ardhshme do t`ia tregojë Thacit rrugën për në shtëpi, nga e cila sipas Beqirit do të ketë mundësi t`i shoh të bëmat që ia ka bërë qytetarëve të Kosovës.
Ai po ashtu ftoi kryeministrin Thaçi që me deklaratat e tija të mos të fshihet prapa fjalive që përmbajnë fjalën SH.B.A.

/rg/shqiptarja.com/