LDK ripërsërit: Për veriun
jo bisedimeve me Serbinë

LDK ripërsërit: Për veriun <br />jo bisedimeve me Serbinë
KOSOVË - Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp, lidhur me qëndrimin e kësaj partie politike për bisedimet Kosovë – Serbi, për veriun e vendit.

Në komunikatën për shtyp LDK ripërsërit qëndrimin e saj se veriu i Kosovës është pjesë tërritoriale e Kosovës dhe se kjo çështje nuk duhet të diskutohet me Serbinë. “LDK-ja nuk do të japë konsensus dhe nuk do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

Ndryshimi i qëndrimit është përmendur pas një komunikate të ditës së mërkurë të kësaj partie opozitare, në të cilën njoftohej për një nga temat që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka diskutuar me zyrtarët britanikë gjatë një vizite në Londër. 

“Kryetari Mustafa tha se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe që të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit”, thuhej në komunikatën e LDK-së, e cila ngriti diskutimet për, siç thuhej, ndryshim qëndrimi.

(er.ci/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi