“100 vjet shtet”, Blendi Fevziu një libër i mbështetur mbi faktet historike

“100 vjet shtet”, Blendi Fevziu një libër i mbështetur mbi faktet historike
I ftuari i ditës në emisionin “Rreze dielli” dhe gjithashtu në rubrikën “Një libër për ju” ka qenë gazetari i njohur Blendi Fezviu. Së bashku me moderatoren Anjeza Maja, Fevziu ka biseduar për librin e ri “100 Vjet”, i cili është promovuar edhe në Panairin e Librit. Botimi është me karakter historik ndonëse Fevziu shprehet se në çdo libër ekziston pak nga subjektivizmi i autorit.

Sipas tij, ky libër mbështetet nbi dokumenta historike dhe ka një linjë logjike në të cilat janë të gjitha eventet e shtetit shqiptar. “Kam tentuar që autori të jetë gati i padukshëm ç’ka do të thotë që është zhveshur nga komentet nga shikimi subjektiv i fakteve, por edhe në përzgjedhjen e fakteve ka subjektivizëm, pasi autori mund të përzgjedhë një dokument, i cili mund ti duket më interesant se tjetri,”- ka thënë Fevziu.

Gazetari ka thënë se, libri shkon drejt një publiku të ri dhe shkon në një linjë logjike që unifikohet nga stili. Gjithashtu ai është shprehur se suksesi në Panairin e Librit ka qenë një surprizë për të, pasi libri është shitur më shumë se çdo libër tjetër. Ndikimin në këtë sukses rrëfen Fevziu, e ka patur edhe libri i mëparshëm “Enver Hoxha”, por edhe publiciteti që vjen nga emri i tij.

“Këto janë elementë normal që nuk e bëjnë as më të mirë as më të keq librin, ndikojnë në atë që mund të quhet sukses i librit, por nuk kanë lidhje me thelbin e tij”, vijon ai. Personat që e kanë dominuar më shumë vendin Ahmet Zogu dhe Enver hoxha, por veçanërisht ajo e mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut vijon të mbetet një figurë e pa nxjerrë në pah dhe kontradiktor, ka thënë Fevziu, duke shtuar se, “Ahmet Zogu mbetet një politikan me një ndikin të jashtëzkonshëm në Shqipëri.
Gjatë intervistës gazetari ka lexuar një pasazh nga libri që ka të bëjë me faktin se përse duhet të rishkruhet historia. Sipas tij, “ çdo njeri ka nevojë të di kush është vendi në të cilin jeton”.

Pas 22 vitesh eksperiencë në gazetari, Blendi Fevziu thotë se gazetaria e sotme është më e mirë se e ajo e mëparshme. “Gazetari priret nga lajmi dhe informimi i shpejt dhe nuk lë asgjë pa u marrë vesh”, ka pohuar ai.

Duke folur për eksperiencën e tij personale ai ka pohuar se, punon shumë pasi të prodhosh katër emisione në javë nuk është e thjeshtë, por një çoroditje e plotë kur përgatit katër tema të ndryshme. “Kam reduktuar kohën në kafe dhe kam shtuar leximin, shkruaj më shumë dhe kjo më ka bërë të ndihem më mirë”, ka thënë Fevziu.
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi