“100 vjet vizatimi shqiptar”
kthehet në Galerinë e Arteve

“100 vjet vizatimi shqiptar”<br />kthehet në Galerinë e Arteve
TIRANE- Skica e Kol Idromenos, dora e arkitektit e piktorit, i pari që lëvroi gjininë e vizatimit në Shqipëri, ka nisur udhëtimin e një maratone të artit pamor, që vjen për herë të parë për publikun shqiptar në ekspozitën “100 vjet Vizatimi shqiptar”. “Vizatimi është një gjini delikate, e ngrohtë, sqimatare e intime”. Kjo ishte paranteza e aktivitetit me kuratorë drejtorin e saj, Artan Shabanin, dhe Suzana Varvarica Kukën. Ekspozita u çel për publikun mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita është një përmbledhje e 152 veprave, që mbajnë firmën e 46 piktorëve ku spikasin portrete, peizazhe të jetës së përditshme, të një arti “që u çlirua prej porosive”, sipas kuratorëve të kësaj ekspozite.

Drejtori i Galerisë, Artan Shabani u shpreh se kjo ekspozitë,e para në llojin e saj në Shqipëri, “nuk do të ngujohet në magazinë pas mbylljes për publikun, po do t’i bashkohet Galerisë së Arteve, në një linjë të re bashkë me instalacione e skulptura”. “Kemi kënaqësinë të prezantojmë një ekspozitë nga 46 artistë, financuar nga fondi i Galerisë, ku paraqiten 150 vepra që tregojnë fillesën e vizatimit shqiptar e deri në vitet ‘90”, tha ndër të tjera Shabani, i cili shpjegoi dhe rëndësinë e kësaj nisme: “Kjo nismë është e rëndësishme sepse sjell në vëmendjen e publikut, vizatimin, i cili është lënë disi mënjanë nga piktorët, e është diskriminuar”, tha Shabani.

Ndërkohë kuratorja Suzana Kuka tregon se ekspozita është produkt i një studimi 7-mujor, ku janë përzgjedhur mes dosjesh nga 300 vepra, e sipas saj gjysma e tyre serviret sot për artdashësit. “Ne jemi munduar të zgjedhim ata artistë që janë lëvruar më shumë në vizatim, e përkrah emrave të shquar të kësaj gjinie si Kol Idromeno, Sali Shijaku e Guri Madhi, të vendosim edhe emra të rinj, të panjohur për publikun” theksoi Kuka.
Në këtë ekspozitë të veçantë dallohen tema baritore, të rëndësishme në pasqyrimin e drejtpërdrejtë të njeriut apo epokave, 3 bocete, një prej të cilave është bërë nga dora e artistit Sali Shijaku.

Me shkak konferencën e kësaj ekspozite mësuam edhe një nga ndryshimet e reja të programit të Galerisë së Arteve që lidhet me konkursin shumëvjeçar “Onufri”. I pyetur për fatin e këtij konkursi të përvitshëm, drejtori i Galerisë, Artan Shabani, shpjegoi se ky konkurs është fryt i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe “palët janë në një moment reflektimi për të vendosur për realizimin e këtij projekti shumëvjeçar në artet pamore, prandaj “Onufri” ngelet në pikëpyetje”, përfundon ai.

Duke u kthyer edhe njëherë tek ekspozita, ndërkohë që lëviz në sallat e mëdha të galerisë e ndeshesh me portretet,me skenat e përditshmërisë, atyre të betejave, janë të pashmangshme detajet që dëshmojnë nivelin në rritje të krijimtarisë së piktorëve, kryesisht të ngjizura me kontraste ekspresive të bardhë e zisë. Punimet, në dukje të thjeshta e të drejtpërdrejta janë naive, ashtu si dhe gjinia të cilës i përkasin.

vizatimi































vizatimi

























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023